Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e fushatës së shqiptarëve për të paguar gjobën e vendosur nga FIFA për lojtarët shqiptarë të Zvicrës, pas festimit me shqiponjë në mes të Rusisë e përballë serbëve!
Në një status në Facebook, Rama ka publikuar numrin e llogarisë, e cila mban emrin "MOS KINI FRIKË NGA SHQIPONJA" ku të gjithë mund të japin kontributin e tyre për të paguar gjobën e lojtarëve.
Teksa e quan absurde vednimin e FIFA-s, Rama shkruan se "Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportive."
STATUSI I PLOTË
MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA është emri i llogarisë bankare ku gjithkush mund të japë një kontribut simbolik, për të paguar gjobën absurde të FIFA-s ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit
Shenja e duarve shqiponjë është shenja jonë dalluese e komunikimit në raste gëzimi dhe me keqardhje për ata që e keqinterpretuan shenjën e gëzimit krejt spontan nga një moment i bukur sportiv, në Raiffeisen Bank është hapur llogaria MOS KINI FRIKE NGA SHQIPONJA
Kjo llogari u hap falë nxitjes së shumë miqve të këtij rrjeti social nga e gjithë bota, si falenderim e mirënjohje për dy sportistët që ngritën peshë në një gëzim sportiv miliona shqiptarë.





