Të tjera detaje janë zbuluar rreth ngjarjes që tronditi Tiranën mëngjesin e sotëm ku një 31-vjeçar vrau një vajzë dhe më pas veten.
31-vjeçari Xhafer Mata priste në Don Bosko në gjendje të rënduar psikologjike Xhuljeta Çunin.
Vajza ka qenë duke ecur, kur është përballur me 31-vjeçarin. Ai ka tentuar ta ndalë, ajo i ka kërkuar mos ta prekë dhe sapo është kthyer në kurriz, ai e ka qëlluar nga pas, më pas ka drejtuar armën tek kalimtarët. Ngjarja është parë nga një lokal aty pranë.
“Mos kini frikë nuk ju bëj gjë”, ka thënë ai dhe ka qëlluar mbi të për herë të dytë kur ajo ka qenë e shtrirë në tokë pasi ishte ende gjallë.





