Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve për sa i përket zhvillimit të turizmit në Shqipëri.

Ne ja kalojmë Greqisë për turizëm?? Kush i nxjerr këto marrëzira!! Vetëm në portin e Pireut po të shkosh dhe të shikosh se sa turistë lëvizin nëpër ishujt. Ne as që do t’i kemi për gjithë jetën tonë.”, shkruan një komentues.

Këtij komenti, kreu i qeverisë i përgjigjet duke thënë “mos kini frikë të gëzoheni nga Shqipëria”, ndërsa ceku dhe zgjedhjet e 11 majit, ku tha se do të jetë viti i mandatit të ri qeverisës.

Sakaq theksoi se Partia Socialiste do të jetë dhe disa vite në pushtet, të paktën derisa Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Këtu flitet për rritje krahasimisht me vitet e mëparshme, jo për numra absolutë. Për numra absolutë ne as nuk krahasohemi as s’kemi pse, sepse është absurditet. Franca ka 100 mln, Turqia ka 55 mln, Greqia ka 33 mln turistë. Këtu flitet se cili vend është zhvilluar më shumë në krahasim me vitin që lamë pas, që është rritur në raport me vetveten. Pavarësisht se ti të mos e duash këtë qeverinë time të poshtër, nuk duhet të pengojë që të gëzohesh për Shqipërinë. Qeveritë venë e vinë, por kjo e PS do jetë dhe ca vite këtu, sa të fusim Shqipërinë në Bashkimin Evropian, të paktën. Por tek e fundit Shqipëria mbetet përjetë dhe kur Shqipëria shkëlqen në një drejtim si ky i turizmit s’ke pse ia kursen vetën një buzëqeshje mor Paulin (komentuesi).”, i përgjigjet Rama komentuesit.