Gjatë një takimi me sipërmarrësit e vendit Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një këshillë miqësore ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qatos.

Sapo i ka dhënë fjalën ministres, Rama nuk ka nguruar që t’i kujtojë asaj që mos të lexojë shumë.

“Mos lexo shumë tani”, i tha Rama, Qatos.

Ndërkohë që kjo e fundit është përgjigjur pozitivisht.

“Jo, do përpiqem të flas shkurt. Do flasë gjatë sipërmarrja e re”, tha Qato.