Manchester City barazoi në frymën e fundit përballë arsenalit brenda në “Emirates”, një sfidë që pritet të vendosë shumë për fatet e titullit në fund të kampionatit.Ajo që ra në sy në përfundim të këtij takimi, ishte përplasja që Erling Haaland kishte me lojtarët e tjerë të Arsenalit.Norvegjezi i tha si fillim trajnerit Arteta që të qëndronte i përulur, teksa menjëherë pas kësaj ai u përballë me Gabriel Jesus, ish-sulmuesi i Manchester Cityt.Ai kërkoi si fillim që të qetësonte situatën, me Haaland që e shtyu, teksa në këtë moment filloi dhe përplasja.“Mos më prek mua”, i tha Jesus norvegjezit, me këtë të fundit që iu kthye: “Për çfarë po flet? Shko q** andej ti kloun i dreqit”.Më pas u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të qetësuar situatën.
“Mos më prek mua”, përplasja e Haaland me ish-sulmuesin e Cityt bën xhiron e rrjetit: Shko ***, kloun i dreqit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Ideja e çuditshme e ministrit britanik: Pini çaj të ftohtë për të kursyer energji!
Kultivonin bimë narkotike, arrestohen tre familjarë dhe shpallet në kërkim një tjetër
Gattuso gati të tërhiqet, Italia mund të drejtohet nga Mancini ose Conte
Trump: Lideri i ri i Iranit ka kërkuar armëpushim! Do ta shqyrtojmë kur të hapet Ngushtica e Hormuzit





