Disa incidente kanë ndodhur në protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës.

Një tjetër grua në moshë është futur mes protestuesve dhe ka pasur konflikte me protestuesit. Ajo dëgjohet duke thirrur “Bravo policia”, “Policia është me ne” e më pas dëgjohet të thotë “Mos më prek” ku shihet duke debatuar me një protestues, ndërkohë që ishte nën shoqërinë e një nga policëve.

Pak më herët një grua tjetër është konfliktuar me një protestues, ku ky i fundit e ka gjuajtur me shkelma dhe e ka shtrirë në tokë. Më pas është dashur ndërhyrja e policëve që të qetësohej situata.