Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.
Duket se tashmë Mozzik e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, pasi reperi është në një romancë të re.
Këtë e ka bërë publike vetë reperi me një foto në Instastory, ku shfaqet duke përqafuar një vajzë, portretin e të cilës nuk e ka zbuluar.
Edhe pse reperi nuk ka dashur ta bëjë publike të dashurën e tij të re, fansat duket se e kanë zbuluar.
Përmes disa postimeve duket se Mozzik është në një lidhje me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri dhe po kalojnë edhe pushimet së bashku.
Edhe pse tashmë kudo po qarkullojnë lajmet se ata janë në një lidhje, Mozzik dhe Lorina duket se nuk duan aspak ta mohojnë dhe as ta fshehin.
Kjo pasi së fundmi në udhëtimin e tyre të dy kanë postuar foto dhe video nga i njëjti vend duke e treguar qartazi se janë bashkë