Ftohjet janë shumë të zakonshme në këtë periudhë të vitit dhe, të gjithë fillojmë të kemi shqetësime nga kolla apo fyti.

Duke qenë se shumica e njerëzve preken nga problemet e frymëmarrjes, sidomos gjatë kësaj stine, është e domosdoshme që të merren masa për të mbrojtur organizmin dhe trupin tuaj përpara se ai të preket nga virozat.

Përpara se të nxitoni në farmaci për të marrë ilaçe, më poshtë do gjeni përbërësit për të përgatitur “armën” tuaj kundër këtyre simptomave:

– mjaltë
– xhenxhefil (i freskët ose i bluar)
– piper
– trumzë (e freskët ose e bluar)
– ujë

Përzieni pak më shumë se 100 gram mjaltë me dy herë më shumë ujë të ngrohtë (jo të nxehtë). Shtoni trumzë, piper dhe xhenxhefil, rreth 20 gramë secila. Përziejini përbërësit derisa të përftoni një masë kompakte. Në një enë të mbyllur mirë, kjo përzierje mund të qëndrojë për disa javë në një vend të freskët dhe të thatë. Rekomandohet të merrni 3 deri në 5 lugë çaji në ditë.