Këshilltarja bashkiake e Partisë së Lirisë, në KB Durrës, Anisa Ibraj denoncon mos përfundimin e projektit të hekurudhës Durrës-Tiranë-Rinas.

Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Ibraj thotë se projekti që duhet të përfundonte në vitin 2024 ende është i pafinalizuar.

“Nga premtimi për 2024 te shtyrja për 2027 dhe kostot që pothuajse u dyfishuan, kjo është fytyra e keqmenaxhimit, që qytetarët po paguajnë çdo ditë.”- shkruan këshilltarja Ibraj përkrah videos.