Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi vijon të ndryshojë çdo ditë, mjekët janë ata që ndodhen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, ndryshe nga pjesa tjetër e qytetarëve që janë vetëizoluar në shtëpi.

Pikërisht, këtë apel kanë edhe mjekët e spitalit të Durrësit për të gjithë qytetarët, që të respektohen rregullat, të qëndrojmë në shtëpi.

Në Facebook-un e spitalit janë postuar disa foto ku shfaqet stafi i shërbimit të Pediatrisë në Durrës, me maska mbrojtëse e pankarta në duar ku citohet: “Mos rreziko lulet e jetës”, “Unë rri në pavion”,”Ti rri në shtëpi”, “Mos i puthni fëmijët”,  ndërsa në postim shkruhet:

“Stafi i sherbimit te pediatrise.

Ju lutem respektoni rregullat e reja!
#QëndroniNëShtëpi

#Respekt për stafet mjekësore në shërbim

#BashkëJaDalim

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tone ka shkuar në 33, 5 prej të cilëve në Durrës.