Shpejtësia e lartë është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda për jetën.
Policia rrugore ka vazhduar kontrollin me radar, për të ndaluar drejtuesit e mjeteve, të cilët tejkalojnë normat e shpejtësisë.
Në aksin rrugor Sauk-Teg, rrugorët kanë ndaluar një shofer, i cili po qarkullonte me mjetin e tij me një shpejtësi prej 221 km/h.
“Shpejtësi e frikshme që rrezikon seriozisht jo vetëm jetën e drejtuesit të mjetit, por edhe rrezik potencial për jetën e përdoruesve të rrugës. Stop shpejtësisë, stop shpejtësisë, stop shpejtësisë. Respekto rregullat e qarkullimit për të pasur një destinacion të sigurt. Mos shpejto të arrish aksidentin“, shkruan Policia Rrugore në Facebook, ku ka publikuar edhe videon.





