Këngëtarja Alisja Koloshi, ka treguar momentin kur Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, vizitoi një nga shkollat në Kukës.
E ftuar në Why?Not në RTV Ora, me moderatoren Roza Lati, Koloshi tha se Kim nuk e lejoi të afrohej afër saj për fotografi për shkak se ishte shumë e gjatë.
“Erdhi Yuri Kim, e i kishte thënë zyshës që dua ca goca që të këndojnë himnin e Amerikës e ne i thamë po pse jo. Mbaruam e i pëlqeu. Ju afrova për foto dhe iu afrova dhe më tha, no no stop je shumë e gjatë dhe unë i thashë ok. S’donte të më kishte pranë.”- tha ajo.