Pse të mendosh se çfarë do të shkruash në një mesazh, kur mund ta bëjë Meta AI?

WhatsApp po nxjerr një opsion që quhet “Writing Help”, i cili u jep përdoruesve aftësinë të zbukurojnë dhe qartësojnë mesazhet e tyre.

Sipas  shembullit të platformës, të thuash diçka të drejtpërdrejtë si “të lutem, mos i vër çorapet e pista në divan”, mund të tingëllojë keq.

Writing Help do t’i bëjë fjalitë të tingëllojnë më mirë, më miqësore dhe sipas WhatsApp, thjesht “do të vendosë tonin e duhur të bisedës”.

“Mund të rishqyrtoni sugjerimet e AI në stile të ndryshme si profesionale, gazmore apo mbështetëse dhe mund ta përzgjidhni apo të vazhdoni të bëni ndryshime për të marrë mesazhin e përsosur”, tha kompania.

Për ta aktivizuar, duhet që përdoruesit kenë përditësuar aplikacionin dhe të nisin të shkruajnë mesazhin e tyre në njërën prej bisedave, më pas të klikojnë shenjën e lapsit.

Writing Help, thotë WhatsApp, “i mban mesazhet plotësisht private”, edhe nga Meta. Opsioni nuk është i aktivizuar automatikisht.

Për momentin ofrohet vetëm në gjuhën angleze në SHBA dhe disa vende të tjera, ndërsa gjatë vitit mund të shtohen.