Amos Mujo Zaharia dhe Dea Mishel janë një tjetër çift brenda shtëpisë që mes tyre duket se ka një pëlqim. Të paktën nga ana e Amos, është pranuar në diskutime me banorë të tjerë.
Pas spektaklit të së martës, mes tyre ka nisur biseda për pëlqimin e mundshëm të Deas ndaj Amosit.
Amos: “Mendoj që je njeri sido që të jetë i rezervuar dhe ma ke thënë këtë nëpërmjet gjërave që i thua gocave tjera përshershembull që unë pres që të vij dikush te unë”.
Dea: “Mos i analizo kaq shumë gjërat që them unë”.
Amos: Jo nuk analizoj por më është dukur se duke thënë ca gjëra ke thënë ca gjëra të tjera, o ke çuar ca mesazhe”.
Dea: Mos u merr kaq shumë me mua Amos. Mos u merr me mua më mirë
Amos: A je e sigurt?
Dea: Po më pëlqen të flas me ty…
Amos: Nuk do të merrem me ty?
Dea: Prit ta mbaroj. Të vlerësoj shumë si njeri, bisedat bashkë, janë ndër pjesët më të këndshme të të qendruarit këtu por mos u merr me mua.
Amos: Okej. Po pse nuk mund ti thuash gjërat totalisht sinqerisht?
Dea: Po ka më sinqerisht se kaq?
Amos: Po ka, e di cfarë është? Hajde flasim bashkë por that’s it.
Dea: Në ç’kuptim? Të thashë që flasim por mos u merr me mua nga ana the këtë me gocat me këtë me atë…
Amos: Kjo është mos u merr me mua?
Dea: Po
Amos: Jo nuk është kjo? Shok do? E ke. Ke Luisin.
Dea: Ahaha
Amos: Dëgjo unë s’jam futur këtu për të gjetur nuse, fare.
Dea: Po s’po them këtë gjë.