Ndryshe nga me personazhet e tjerë të showbiz-it shqiptar, që këtë verë i kanë vënë flakën rrjeteve sociale me postime të ndryshme, Marina Vjollca ka zgjedhur të jetë pak më “e heshtur” këtë periudhë. Në llogarinë e saj në Instagram, ku edhe numëron 1.4 milion ndjekës, mungojnë fotot dhe videot nga pushimet, apo qoftë edhe nga përditshmëria, çfarë na ka bërë të besojmë se diçka po ndodh.
Dyshimet të çojnë të gjitha tek shtatzënia, për të cilën është përforlur shumë herë. Aludimet se bukuroshja mund të jetë në pritje të ëmbël, janë përforcuar akoma më shumë nga miku i saj, gazetari Eraldo Rexho.
Në një intervistë për “Pushimet on Top”, ai ka zbuluar se në kopertinën e shtatorit të “Revista Who” do të jetë një personazh që pret të bëhet mami. “Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bionde”, është shprehur gazetari.
Rexho nuk e ka treguar emrin, por ka shtuar se bëhet fjalë për një bionde, i shoqi i së cilës është po ashtu i famshëm. Mbetet të presim nëse kjo është e vërtetë apo jo.