15 gusht 2014 – Një studim i fundit tregon se femrat arrijnë kulmin e seksualitetit të tyre rreth moshës 31 vjeçare. Studimi i publikuar nga “Daily Mail”, tregon se mosha 31 vjeçare është mosha kur femrat arrijnë pikun e vetëbesimit, dhe kjo bënë që ky vetëbesim të transmetohet edhe në shtrat, duke guxuar me eksperienca dhe pozicione që nuk i kishin provuar më parë.

Kjo u zbulua bazuar në 2000 intervista të kryera mbi meshkujt dhe femrat me moshë nga 18 deri në 60 vjeç, nga një sondazh i kryer nga sajti i takimeve Singles247.com, të pyetur se kur është mosha kur femrat fitojnë më shumë siguri në vete dhe arrijnë në pikun e kënaqësisë seksuale.

Një tjetër fakt interesant i zbuluar gjatë studimit është se, është pikërisht mosha 25 vjeçare, periudha kur femrat janë më pak të sigurta për të folur rreth seksit.

Ndërsa për meshkujt u zbulua se piku i fuqisë dhe performancës së tyre seksuale arrin në moshën 33 vjeçare.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/