11 prill 2014 – Sipas studimit të kryer nga faqja e internetit “Dating” në Amerikë, mosha kur femrat janë më të mira seksualisht është kur ato janë mbi 30 vjeç.
Zbuloni përse gratë mbi 30 vjeçe janë më të mira në seks.
Pranimi i trupit të saj
Kur ju jeni rreth të njëzetave, çdo ditë rrini në këmbë para pasqyrës dhe shpesh mërziteni për trupin tuaj, ndërsa femrat mbi 30 vjeç janë më të vetëdijshme për cilësitë e tyre.
Pushteti seksual
Gratë pas të tridhjetave kanë kaluar disa partnerë dhe janë të vetëdijshme për atë se çfarë kërkojnë në shtrat. Duke ditur se çfarë mund ta plotësojë më mirë, ato e ka të lehtë të komunikojnë me partnerin për nevojat dhe fantazitë e tyre dhe nuk janë të frikësuara për t’i kërkuar këto gjëra gjatë momenteve intime.
Komunikimi
Pas viteve të leximit të artikujve rreth seksualitetit dhe fiksimeve erotike, femrat nuk zihen ngushtë për të folur haptazi me partnerët e tyre mbi temat e seksit.
Kënaqësia
Seksi për një femër në të tridhjetat e saj është një gjë e zakonshme. Sa më e gjatë të jetë lidhja e çiftit, aq më e mirë është edhe marrëdhënia nën çarçafë.
Tërheqje
Femrat në të njëzetat e tyre i joshin kryesisht meshkujt për pamjen e tyre fizike. Por me kalimin e kohës, arritjet e ardhshme profesionale dhe personale i bënë ato më tërheqëse në kontekstin e ri. Kur jemi tek të tridhjetat nuk duhet të luani vetëm me hartën e bukurisë trupore, por edhe duke zhvilluar intelektin dhe personalitetin tërheqës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





