Disa ditë më parë, ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë vendosi që të dëbojë një diplomat rus me arsyetimin se ai është i përfshirë në aktivitete të dyshimta kundër qeverisë maqedonase.
Pas kësaj ka reaguar ambasada e Rusisë në Shkup, përmes një deklarate të ambasadoritOleg Scherbak.
Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së luleve para përmendores së Juri Gagarin në Shkup, Scherbak tha se dëbimi i diplomatit rus nga Maqedonia ishte hap i përshpejtuar.
“Nëse ka hapa tjerë që çojnë drejt përshkallëzim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shkupit dhe Moskës, do të detyrohemi të përgjigjemi me kundërmasa.”