Në fund të ndeshjes ndaj Bajernit, ylli brazilian Neymar përfitoi nga rasti që përveç të tjerave të flasë edhe rreth polemikave me sulmuesin Edison Kavani.
Neymar akuzoi gazetarët se shpikin shumë gjëra dhe flasim për shumë situata që nuk i dinë. Ai tregon se gjithçka është zgjidhur dhe situata në skuadër është mjaft miqësore.
“Gazetarët shpikin shumë gjëra, flasin shumë për gjërat që nuk i dinë. Tani gjithçka është zgjidhur. Kush do ti gjuajë penalltitë në të ardhme? Nuk kemi folur. Njerëzit flasin për gjërat që nuk janë të vërteta. Është gjithçka në rregull, por është gjë që do të mbetet brenda dhomave të zhveshjes.Mbape? Ndihem i privilegjuar që luaj përkrah ti. Është një djalosh i ri, por në fushë lëviz si të ishte 30 vjeç. Ai së shpejti do të fitojë Topin e Artë,” deklaroi ylli brazilian.





