Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka deklaruar se po ndjek me përparësi çështjen e njohjes së diplomave të infermierëve që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2002-2006.
Përmes një deklarate për mediat, MASR theksoi se janë duke diskutuar për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje sensitive që prej 4 mijë infermierë.
“Së bashku me Universitetin e Mjekësisë jemi në diskutime për t’i dhënë një zgjidhje definitive kësaj çështje sensitive për rreth 4 mijë infermierë. Sigurojmë infermierët se nuk duhet të kenë asnjë shqetësim për pagat e tyre dhe as për kohëzgjatjen dhe vitet e studimit, pasi jemi duke i dhënë një zgjidhje ligjore kësaj çështje”.





