Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë një vizite në Korçë, komentoi qëndrimin e opozitës lidhur me mosnjohjen e zgjedhjeve. Gonzato u pyët nga gazetarët nëse mosnjohja e zgjedhjeve nga opozita do të ndikojnë në rrugëtimin për në BE.

Ai u shpreh se çdo parti që ka parë dhe parregullsi duhet ti raportojnë dhe të ankohet tek organet përkatëse. Sa i përket rrugëtimit në BE Gonzato shtoi se partitë janë shprehur gjithmonë me përkushtim dhe se dihet të vijojnë të punojnë për procesin e anëtarësimit në BE.

Do doja të thosha që çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka pasur parregullsi, patjetër le t’i raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet përkatëse.

Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat. Megjithatë, shpresoj që të dyja partitë kanë theksuar një sërë herësh përkushtimin e tyre ndaj procesit të anëtarësimit dhe përpjekjeve të Shqipërisë për të shkuar drejt BE-së, dhe do të punojnë realisht në këtë drejtim,” tha ai.