Shefi i Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Josep Borrell, thotë se tentativa për grusht shteti përgjatë fundjavës nga grupi Wagner, tregon përçarje të fuqisë ushtarake ruse.
“Sistemi politik po tregon dobësi dhe fuqia ushtarake po përçahet”, tha ai për gazetarët përpara takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së.
“Mostra që Putin krijoi me Wagner, tani po e kafshon. Mostra po i kthehet krijuesit”, tha Borell për shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin.
Zyrtari i lartë europian shtoi se “nuk është diçka e mirë” të shohësh një fuqi bërthamore si Rusia që të futet në një fazë të destabilitetit politik.