Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës përgjatë relieveve malore në veri të vendit.

Era do te fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë brigjeve detare fiton shpejtësi deri 11m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen

Në zonat malore 1-17°C

 Ne zonat e ulëta  4-25°C

 Në zonat bregdetare 9-25°C

Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të bëhen prezente  fillimisht në jug në orët e para të mëngjesit e më pas përgjatë relieveve malore pasdite. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare1-7m/s. Valëzimi në dete i ulët I forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen

Në zonat malore 4-19°C         

Në zonat e ulëta 5-23°C

Në zonat bregdetare 10-23°C