Sot është dita më e ftohtë e javës me temperatura që kanë zbritur në minus në orët e para të mëngjesit.

Në Durrës moti i acartë pasqyrohet qartazi në sheshin kryesor të tij, ku shatërvani ka gdhirë me akull. Ujërat e shatërvanit në sheshin “Liria” kanë ngrirë, duke u bërë të ngjashme me pistat e patinazhit.

Sipas parashikimit të meteorologëve, në ditët në vazhdim temperaturat do të ulen më poshtë se -10°C, ndërsa gjatë periudhës 17-25 janar, shanset janë shumë të mëdha që Tirana dhe Durrësi të preken nga reshjet e dëborës. Kjo periudhë do të jetë shumë e ftohtë për gjithë vendin.