Të paktën 50 persona, përfshirë 8 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë goditur Pakistanin në dy javë.

“Pesëdhjetë vdekje janë raportuar në incidente të ndryshme të lidhura me shiun në të gjithë Pakistanin që nga fillimi i përmbytjeve më 25 qershor”, tha një zyrtar kombëtar i menaxhimit të fatkeqësive të premten, duke shtuar se 87 persona u plagosën gjatë së njëjtës periudhë.

Shumica e viktimave ishin në provincën lindore të Punjabit, si shkak i goditjeve elektrike dhe shembjeve të ndërtesave.

Në provincën veriperëndimore të Khyber Pakhtunkhëa, trupat e 8 fëmijëve, të moshës 12 deri në 15 vjeç, u gjetën nga një rrëshqitje dheu në distriktin Shangla të enjten, shkruan Al Jazeera.