Erërat e forta kanë përfshirë Greqinë këtë të shtunë.
Sipas mediave greke, erërat kanë shënuar 8 deri në 9 ballë në det.
Bazuar në këtë situatë, lundrimi është ndaluar në disa porte. Më konkretisht, në portin e Rafinës, anijet me destinacion janë ankoruar në ishujt e Cikladeve, ndërsa linjat Korfuz-Igumenicë, Lixouri Argostoli, Lefkada-Mytika Aitoloakarnania, Kyllini-Zakynthos dhe Kyllini-Kefalonia nuk funksionojnë.
Për shkak të erërave të forta janë ankoruar edhe anijet nga Volosi në Sporades dhe nga Kavala në Prinos Thassos.
Pasagjerët që do të udhëtojnë sot duhet të kontaktojnë autoritetet vendore të porteve dhe agjencitë turistike përpara nisjes për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.