Mediat Italiane raportojnë së moti i keq dhe përmbytjet kanë përfshirë vendin dhe janë shënuar edhe viktima.

Në zonën e Monterotondo në Livorno shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar 6 viktima si dhe tre përsona rezultojnë të humbur.

Balta ka mbuluar vendin dhe në disa zona arrin në 2 metra. Ndërsa shiu ka arritur në 170 mm duke shkaktuar përmbytjen e tre urave dhe një nga plazhet e Livornos.

Shumë banesa janë mbuluar ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë punën në terren për shpëtimin e njerëzve të bllokuar.