Vendi ynë prej pak ditësh po përballet me një mot të pazakontë për këtë stinë. Dhe pse po futemi në muajin gusht, sërish reshjet e shiut nuk kanë munguar. Dje, një pjesë e madhe e vendit u përfshi nga stuhi, që shkaktuan dëme të mëdha.

Por sot pati një përmirësim të motit dhe situata e njëjtë duket se do të vijojë edhe nesër. Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës.