Ditën e mërkurë vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet te jete me vranësira dhe kthjellime.

Në orët e mesditës përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 26°C

në zonat e ulëta 12 deri 30°C 

në zonat bregdetare 14 deri 29°C