Sipas MeteoAlb, vendi ynë edhe përgjatë ditës së enjte do të jetë me mot të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat e shpeshta të jenë dominuese në pothuajse gjithë ditën.
Parashikohet që vranësirat të zhvillohen herë pas here duke gjeneruar reshje në territor. Në Ultësirën Perëndimore reshje do të jenë të pakta dhe të izoluara. Ndërsa në zonat lindore reshjet do të jenë më prezente, ku dhe priten rrebeshe afatshkurtra shiu.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 21°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.