Vendi ynë deri në mesditë do të karakterizohet nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të tij, përjashtim bëjnë zonat malore, të cilat do të kenë herë pas here vranësira.

Parashikohet që pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në ultësirën perëndimore, ndërsa në të gjithë zonën malore pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira të përkohshme.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime të dukshme duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 37 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Ndërkaq ky mot do të jetë edhe në fundjavë, ku pritet të ketë edhe reshje lokale shiu.