Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të sjellë në vendin tonë orë të shumta me diell në të gjithë territorin. Ndërsa pasditja dhe orët e mbrëmjes do të jenë me vranësira të lehta në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa vija bregdetare mbetet në dominimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe  të saj edhe pas mesdite.

Temperaturat e ajrit do të mbete konstante deri në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.