Kjo e martë do të jetë me mot të qëndrueshëm, por me temperatura të ulëta.

Në zonat malore, temperaturat minimale do të shkojnë deri në -6 gradë, ndërsa në zonat e ulëta termometri do të shënojë 0 gradë.

Ndërsa temperaturat maksimale në zonat malore do të jenë 4 gradë, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdet 18 gradë.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor nga orët e mesditës e pasdite era fiton shpejtësi deri në 18 m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Screenshot_5
Screenshot_7