Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të vijojë të dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin orë të shumta me diell gjatë paradites.
Parashikohet që vranësirat të shfaqen në pjesën e dytë të ditës ditës duke bërë që në zona të izoluara në skajin verilindor të ketë dhe momente të pakta me pika shiu. Por mbrëmja dhe nata do përmirësojnë motin.
Ndërsa zonat jugore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në juglindje të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 17°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.