Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar mendimin e qytetarëve për t’i zhvendosur festimet e 14 marsit për të dielën, më 17 mars për shkak të parashikimeve të sinoptikanëve për ditë më shi në Ditën e Verës.
Bashkia e Tiranës ka parashikuar rreth 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur, por rreziku i një moti të keq ka vënë në dilemë këtë insitutcion.
"Hej! Me ndihmo 1min me nje dileme! Te gjitha parashikimet e motit e japin Diten e Veres dt.14 shi me gjyma!
Kemi petgatitur 50 aktivitete per femije e te rritur! A mos ja vlen te tregohemi te zgjuar e t'i bejme festimet te Dielen dt. 17?
(E enjtja pushim gjss)", shkruan Veliaj në rrjetet sociale.





