TIRANË, 28 shkurt 2013 – Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore më 28-02-2013, jep këtë informacion mbi dukuritë meteorologjike të pritshme për periudhën nga 28 shkurt deri 6 mars 2013:
Reshjet
Më 2 mars pritet të ketë reshje, por të karakterit lokal ndërsa më 6 mars pritet të ketë reshje.
Temperaturat
Vlerat minimale do të jenë nga -2 gradë C deri +2 gradë C në vendet malore dhe nga +6 gradë C deri +8 gradë C në vendet e ulëta dhe në bregdet. Vlerat maksimale do të jenë nga +8 gradë C deri +10 gradë C në vendet malore dhe +14 gradë C deri +18 gradë C në vendet e ulëta dhe në bregdet.
Era
Do të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati i veriut.
/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





