Teksa kete te hene meteorologet thane se termometri kapi 20 grade, ditën e merkure ka mundesi per rrufe dhe parashikohen reshje lokale në të gjithë territorin, por probabiliteti më i lartë në zonat malore të Shkodrës.
Reshjet priten kryesisht në orët e mesditës, madje të shoqëruara edhe me rrufe (por edhe erë momentale të fortë dhe breshër). Reshje dëbore mbi 1.500 m.
DETAJET E TJERA
Reshjet
Sot pasdite: reshje lokale të dobëta në zonat malore (kryesisht në Jug). Nesër në mbrëmje: në Shkodër reshje lokale të dobëta. Të enjten deri të dielën nuk priten reshje.
Era
Mund të jetë problematike nesër dhe pasnesër: do të forcohet, veçanërisht zonat e larta malore dhe në bregdet (duke shtuar rrezikun për zjarre). Në ditët pasuese ajo do të dobësohet gradualisht.
ZJARRET
Ky rrezik do të fillojë të rishfaqet nesër dhe pasnesër, kryesisht në qarqet Fier dhe Vlorë. Kujdes me ndezjen e zjarreve!
Burimi: IGJEUM


