Vendi ynë mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare më të shpeshta në zonat veriore duke rrezikuar nga reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Fundjava sjell rritje graduale të temperaturave në territorin e vendit tone, ndërsa rritje të ndjeshme sjell dita e hënë në të dy ekstremet termike ditore. Rrjedhimisht, temperaturat e mëngjesit do variojnë nga -2 në 3°C në zonat malore; në 4 – 7°C mëngjesi në bregdet dhe zonat e ulëta.

Sipas Meteoalb, dita e hënë, vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në territor, më të dukshme në Veri – Qendër, ndërsa mesjava sjell reshje të konsiderueshme në pjesën më të madhe të Shqipërisë, por kryesisht shira.