2 korrik 2015 – Moti i freskët dhe muaji i Ramazanit kanë mbajtur larg pushuesit nga plazhi i Durrësit. 

Ditët e fundit, plazhi më i madh i vendit ka pasur vetëm frekuentues ditorë, kryesisht nga Durrësi dhe Tirana.

Sipas menaxherëve të hoteleve, gjithçka lidhet kryesisht me motin e freskët dhe ujin e ftohtë të detit, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitet e kaluara. 

Ndërkaq, edhe muaji i Ramazanit, i cili përfundon në mesin e korrikut ka privuar nga pushimet në bregdet familjarët besimtarë që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia. 

Shqiptarët që vijnë nga këto dy vende vazhdojnë të jenë frekuentuesit më besnikë të plazhit të Durrësit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/