Kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime e vranësira të lehta do të ketë në zonat Lindore.

Pasditja do të vijojë e kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësira kalimtare do të ketë herë pas here në zonat malore në Veri dhe Verilindje të territorit.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rënie në mëngjes, më e ndjeshme në ultësirën perëndimore por një rritje e lehtë pritet gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 22 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – Verior ndërsa në det krijohet dallgëzim 1 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3 °C / 14 °C
në vendet e ulëta: 1 °C / 11 °C
në vendet malore: – 4 °C / 7 °C.