Në fillim i nxehti rekord dhe me pas stuhitë. Hapet kështu vera 2017 për Italinë fqinje, e ndarë në dy fronte nga motit ekstrem. Në veri, edhe pse ka mbërritur vala e të nxehtit ajo është shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm, të cilët kanë shkaktuar përmbytje. Në jug të Italisë temperaturat kanë shënuar mbi 40 gradë celcius.
Në provincën e Breshias, erërat e forta shkatërruan çatinë e një palestre.
Në veri te vendit u regjistruan stuhi të forta, ndërsa me shumë se 300 mijë rrufe ranë përgjatë 12 orëve të fundit në Alpe.
Java në vijim do të sjelle me shumë reshje shiu në veri dhe temperatura të larta në jug të Italisë.
Moti i nxehte ka prekur edhe gadishullin Iberik. Në Spanjë u regjistruan temperatura më të larta se 39 gradë celsius. Si pasojë e valës së të nxehtit, parku kombëtar i Donana-s në jug të Spanjës u përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar evakuimin e të paktën 1500 personave.
Përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paraqitet e njëjta situate ekstreme moti. Temperaturat e larta kanë shkaktuar zjarre në pyje.