Gjatë natës reshjet e dëborës kanë nisur në shumë zona të Shqipërisë.

Edhe pse deri më tani nuk ka rrugë të bllokuara, disa prej tyre janë problematike për shkak të dëborës së rënë.

ARRSH-ja ka bërë një pasqyrë të situatës dhe të masave që janë marrë për të shmangur bllokimet.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kryesore në vend:

Rajoni Verior

Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës, por pa sjellë probleme për qarkullimin.

Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë dhe është në terren me mjete e punëtorë, nuk ka probleme në qarkullim.

Rajoni Qendror

Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.

Rajoni Jugor

Kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtëme:

– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë

– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë

– Boboshticë-Dardhë

– Korçë-Voskopojë

– Zëmblak-Goricë.

Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë

Kontraktorët janë në terren dhe në gatishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmërisë normale në të gjitha akset.

Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.