Moti i acartë ka përfshirë gjithë vendin, ku ngricat kanë depërtuar nëpër rrugë, duke sjellë shumë probleme.
Segmenti Qafë–Kashar Rinas, është bllokuar në të dy senset e lëvizjes si pasojë e ngricave në rrugë, të cilat përbëjnë burim aksidenti. Lëvizja është devijuar në rrugën e vjetër Vorë-Rinas.
Po ashtu edhe rruga e Farkës ka prezencë akulli. Gjithashtu bëhet me dije se duhet treguar kujdes edhe në rrugën e Dajtit.
Policia Rrugore ka shtuar shërbimet në rrugë për të ndihmuar dhe orientuar qarkullimin deri sa të normalizohet situata.





