Kushtet e vështira atmosferike, me borë dhe akull, kanë shkaktuar anulimin e dhjetëra fluturimeve në aeroportin më të madh të Gjermanisë, atë të Frankfurtit.

Sipas një zëdhënësi, nga rreth 1,990 fluturime të planifikuara, 120 u anuluan të dielën, për shkak të nevojës për pastrimin e pistave dhe dukshmërisë së kufizuar.

Edhe në aeroportin e Mynihut, i dyti më i madh në vend, janë anuluar 35 fluturime të shtunën në mbrëmje nga 750 operacione të planifikuara.

Situata u përkeqësua që nga e premta në mbrëmje në aeroportin e Berlin-Brandenburgut, ku 30 fluturime u ndërprenë për shkak të akullit.

Shërbimi meteorologjik paralajmëroi për reshje shiu pas borës dhe u këshilloi pasagjerëve të shmangin udhëtimet e panevojshme.