Moti i keq ka sjellë dhe paralizimin e lundrimit në det të mjeteve lundruese në Vlorë.

Deti me fuqi deri në 9 ballë në det të hapur, dallgët me lartësi 5 metra, si dhe shpejtësia e erës 15-20 m/s rrezikojnë mjetet lundruese që të dalin në det.

Fuqia e erës pritet të shtohet edhe më shumë gjatë orëve në vijim, për këtë arsye Kapitaneria e Portit të Vlorës ka vendosur që trageti i linjës Vlorë-Brindisi të mos niset sot drejt Italisë.