Moti i keq ka shkaktuar anulimin e udhëtimit të tragetit të linjës Vlorë-Brindisi

Njoftimi është bërë nga Porti Detar.

"Porti Detar" Vlorë sh.a., njofton të gjithë udhëtarët e linjës Vlorë – Brindizi – Vlorë se për shkak të motit të keq që pritet të ketë, trageti "ST. DAMIAN" sot ( 09.05.2019) nuk do të udhëtojë drejt Portit të Brindizit. Aktualisht trageti ka dalë në Rad ( det të hapur)".