Në vijim të reshjeve të dëborës në disa zona të vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lëshuar një njoftim për shtyp, ku sqaron gjendjen e rrugëve kombëtare, dhe cila prej tyre është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Sipas njoftimit të dhënë, drejtuesit e automjeteve këshillohen që, nëse do të drejtohen kah rrugët e mëposhtme, të pajisen me zinxhirë. Rrugët që kalohen vetëm me zinxhirë janë:

  • Boboshticë – Dardhë
  • Korçë – Voskopojë
  • Pogradec – Qafë Plloçë
  • Podgorie – Liqenas, deri në Doganë të Goricës
  • Tuneli i Thirrës – Kalimash – Morinë

Nga të dhënat e fundit mësohet se rreshje bore po bien edhe në Qafën e Llogarasë, por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.