Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për situatën e rrugëve në vend, nisur nga reshjet intensive të shiut me rrebeshe.
Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet duke sjellë rënie gurësh dhe materialesh në trup të rrugës.
Njoftimi i plotë:
Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec si pasojë e reshjeve të shiut me erë të fortë është dëmtuar një urë, po vendoset sinjalistikë dhe po merren masat e para.
Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve.
Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.