Për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të shumta të shiut, pati problematika në fshatin Sheqeras dhe Orman të bashkisë Maliq.

Mësohet se në disa rrugë kryesore janë rrëzuar disa plepa, të cilët kanë bllokuar qarkullimin.

Shërbimi zjarrfikës ndërhyri për hapjen e rrugës dhe normalizimin e lëvizjes.