Pas motit të ngrohët këto dy ditë, një stuhi e lehtë breshëri ka goditur këtë pasdite qytetin e Durrësit.
Stuhia zgjati pak sekonda duke mos shfaqur probleme në qarkullimin e automjeteve apo këmbësorve.
Ndërkohë, në fundjavë pritet që moti në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Dita e shtunë pritet të jetë kryesisht me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura në orët e mesditës dhe pasdites. Dita e dielë pritet të jetë nën ndikimin e vranësirave ku nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell.





